Adriatik Llalla paraqitet për herë të parë në Gjykatë

AKTUALITET


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është paraqitur këtë paradite në Gjykatën e Posaçme, për të qenë i pranishëm në seancën e radhës ndaj tij.

Ai iu drejtua gjykatës së bashku me avokatin e tij, në seancë ku pritet që të paraqesë mbrojtjen.


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.




Skip to toolbar