Afera ‘Partizani’/ Kërkon të marrë pjesë në Kuvend, mbahet në GJKKO seanca për Berishën

AKTUALITET


Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca për ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon që të marrë pjesë në Kuvend, në cilësinë e deputetit. Në seancë janë paraqitur dy avokatët, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.

Kujtojmë që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. 


Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Nga ajo ditë, Berisha ka mbajtur fjalime me mikrofon nga dritarja për disa përfaqësues të paktë në numër, të Rithemelimit, konsideruar kjo shkelje e vendimit të gjykatës, sipas të cilit nuk i lejohet komunikimi me persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që ka brenda të njëjtës banesë ku po vuan masën e sigurisë.




Skip to toolbar