Afro 40 milionë të infektuar me COVID-19 në gjithë botën

CORONAVIRUS


Bilanci i COVID-19 në gjithë botën vijon që të rëndohet dhe të rritet pasi numri i të infektuarve po shkon drejt 40 milion rasteve që prej fillimit të pandemisë pasi 39.7 milion numërohen deri më tani.


Sipas Universitetit Johns Hopkins, 1.1 milionë qytetarë të planetit kanë gjetur vdekjes prej virusit të ri teksa SHBA vijon të kryesojë listën e bilancit në  gjithë botën ndjekur nga India.

Kjo e fundit prej kohësh po i afrohet SHBA-së pasi numëron 114 mijë të vdekur dhe 7.5 milionë raste nga COVID-19, teksa SHBA ka 219 mijë të vdekur dhe 8.1 milionë të infektuar.

Ndërkohë kritike situata mbetet edhe në Europë, pasi disa shtete të BE kanë marrë masa të vendosura shtrënguese për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së rasteve.

Çekia fillimisht vendosi masa pas rritjes së lartë të rasteve, teksa Parisi i Francës ka vendosur ndalim-qarkullimin gjatë natës, së bashku me 7 qytete të tjera franceze.

Belgjika zbaton nga nesër një masë të ngjashme si Franca teksa do të mbyllë kafenetë, baret, restorantet.