Vaksina Astra Zeneca, nuk do t’u ofrohet britanikëve nën 30 vjeç nga frika e mpiksjeve të rralla të gjakut.
Personave të moshës 18-29 vjeç do t’u jepet një vaksinë alternative si Pfizer ose Moderna pas rasteve të mpiksjes së gjakut, që janë regjistruar në të gjithë Evropën.
Kjo masë vjen pas diskutimeve të ethshme të bëra në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë pasdite EMA arriti në përfundimin se “mpiksjet e pazakonta me trombocite të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla” të vaksinës.
Organi rregullator i Mbretërisë së Bashkuar, MHRA (Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore), u takua sot për të diskutuar rreziqet e mpiksjes së gjakut dhe cilat grupe moshash mund t’i pësojnë goditje. Dr June Raine, Shefi Ekzekutiv për MHRA, tha se “rreziku mbetet jashtëzakonisht i vogël” me gjithë “vërtetimin e provave” të lidhjeve midis vaksinave dhe mpiksjeve të gjakut.
Raine tha se janë raportuar 71 mpiksje deri më 31 mars dhe se të gjitha ndodhën me dozën e parë. Ekspertët kishin sugjeruar më herët që shtrirja në moshën nën 50 vjeç duhet gjithashtu të ndalet, mes frikës nga efektet anësore të pazakonta, por shqetësimi është kryesisht për njerëzit në moshë më të re. MHRA më parë theksoi se rreziku ishte “shumë i vogël” dhe përfitimet e vaksinave kundër Covid tejkalojnë çdo rrezik “.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këmbënguli se nuk kishte “asnjë lidhje” midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, me ekspertë që u bën thirrje njerëzve të bëjnë akoma vaksinat ndaj Covid. Natën e kaluar Universiteti i Oksfordit ndaloi provat e vaksinës së tij AstraZeneca mbi fëmijët dhe adoleshentët, lidhur me shqetësimet e rrezikut të shëndetit tek të rinjtë.
Një hetim është nisur për t’u siguruar që vaksina është plotësisht e sigurt para se të rifillojnë provat. Sot Kryeministri Boris Johnson tha se ai do të ndjekë me kujdes këshillat për vaksinën Oxford / AstraZeneca nga MHRA dhe JCVI, por nuk beson se do të duhet të ndryshojë orarin për lehtësimin e bllokimit. Gjatë një vizite në Cornuall, ai tha: “Unë mendoj se gjëja thelbësore për këtë është të dëgjosh atë që kanë për të thënë shkencëtarët dhe mjekët, ekspertët mjekësorë”.
Më shumë se 31.6 milionë të rritur tani kanë bërë vaksinën e tyre Covid në Britani. Por, frika mbi lidhjen midis vaksinës Astra Zeneca dhe mpiksjes së gjakut që zhvillohet tek të rinjtë mund të shohë shpejtësinë e përdorimit të vaksinës – edhe pse mendohet se vaksina e Modernas mund të përdoret kryesisht tek njerëzit nën 30 vjeç.
Kjo vjen pasi Marco Cavaleri i tha gazetës italiane Il Messaggero të martën: “Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim. Tridhjetë raste të mpiksjes së rrallë të gjakut janë vërejtur në Mbretërinë e Bashkuar, që nga 2 prilli, për vaksinën e Oksfordit. Prej tyre, 22 janë lloji i rrallë i mpiksjes CVST që shkaktoi shqetësim në Evropë, dhe tetë ishin raste të tjera të trombozës.