Anila Hyka, e ftuar në ‘Real Story’ komentoi votën e Diasporës dhe shprehjen e vullnetit të emigrantëve për herë të parë në zgjedhjet për formimin e qeverisë së re.
Sipas tij, Agjencia për Diasporën është sot pa ligj, por me VKM dhe ka shumë pak kontakt me Diasporën sepse nuk kanë forcë dhe dinamizëm.
“Në samitin e parë u bë premtimi. Në samitin e dytë u ngrit ministria ku me shpejtësi të mirë u krijuan dhe institucione që u lidhën të gjitha me Diasporën ku u krijuan hapat prioritare. Fatkeqësisht, mbas samitit të dytë, u gjendëm në samitin e tretë me një agjensi kombëtare të Diasporës. Fatkeqësisht po kjo qeveri që mundësoi votën atashoi Diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe marrëdhëniet me jashtë, por fakti është që në 4 vite, kur investohet në këto institucione lidhja me Diasporën u minimizua. Ai institucion që ishte i rëndësishëm, u punua për të shkatërruar ligjin e Diasporës. Agjensia e Diasporës sot është pa ligj, është me VKM, dhe sot ka shumë pak kontakt me Diasporës sepse nuk kanë forcën dhe dinamizmin.”
Më tej, Hyka u shpreh se në strategjinë kombëtare, vizioni kryesor ishte afrimi i Diasporës por ende nuk ka parametra të vlerësimit se çfarë është bërë konkretisht.
“Strategjia kombëtare, vizioni kryesor ishte afrimi i Diasporës me vendin amë qoftë në kulturë dhe trashgimi apo njohjen me gjuhën. Diaspora nuk ka pritur shtetin shqiptar që të hapi klasa shqip sepse tani ka shkuar përtej edhe me shkollën e kulturës. Janë bërë ambasadorë të kulturës. Pjesa folklorike ka marrë shumë kohë duke u bërë fasadë e politikës duke e krahasuar edhe me hapat e Kosovës. Është bërë si mburojë me çdo gjë që nuk ka shkuar mirë me pjesën tjetër. Sot numërohen doktorant me mijëra dhe në strategjinë kombëtare këto janë të bukurshkruar, janë krijuar institucione, por nuk kemi parametra të vlerësimit se çfarë është bërë konkretisht, është e vështirë të vlerësosh. “