Agron Neza: Një përgjigje për Berishën dhe 225 mijë $ që i dhashë zyrtarit të FBI 

Më të fundit


Agron Neza, qytetari shqiptaro-amerikan që përmendet në dosjen hetimore të ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal, ka reaguar për Euronews Albania për akuzat në adresë të tij.

Neza thotë se paratë për të cilat akuzohet se i ka dhënë Mcgonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama.


Neza thotë se paratë janë dhënë për çështje personale dhe nuk lidhen me asnjë biznes apo afera. Ai i cilëson akuzat e ish-kryeministrit Berisha se paratë ishin për lobim të qeverisë kundër tij, si shpifje.

Reagimi i plotë:

“Nuk kisha ndërmend të merresha me Sali Ram Berishën dhe as me deklaratat e tij, por po shoh që po e bën çorbë gjithë median dhe publikun shqiptar kudo që është, e në të njëjtën kohë po mundohet të hedhë baltë.

Edhe në shtator te vitit të kaluar 2021, në një emision që nuk i kujtoj emrin, emrit tim iu kushtua më shumë se 40 përqind e emisionit, duke sjellë nje gazetar nga Kosova, duke shpifur në mënyrën më të ulët pa asnjë etike njerëzore e aq me tepër gazetarie.

Doja të reagoja që ateherë ndaj Sali Berishës, pasi shumë miqtë të mi, por edhe të Sali Berishës, me thanë e ka nxitur Saliu, por edhe ndonjë tjetër.

Doja vetëm t’i tregoj opinionit, por dhe Milaimit e Sali Berishës qe Ali Iber Neza, një nga themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizernit dhe Zevendës Komandant i Heroit Sylejman Vokshi, është xhaxhai i gjyshit tim.

Ali Ibra ka dy buste që i janë bërë në nderim të figurës së tij; njërin në Gjakovë dhe në inagurim ka qenë edhe Sali Berisha dhe tjetrin në Tropojë, ku është dhe vendlindja e Sali Berishës, por këtu nuk mori pjesë Saliu për arsye që ai i di vet.

Babai im, Bajram Neza, që Saliu e kishte një nga miqtë më të afërt, ka qenë nje nga drejtuesit e Tropojës nga fillimi i viteve 70’ deri në 1987 dhe diku në 1983-1984. UDB-ja bëri përpjekje për ta vrarë pikërisht për patriotizmin e tij dhe dashurinë që kishte për Kosovën, ku nuk rrinte pa e përmendur në çdo aktivitet.

Ndërsa unë, Agron Bajram Neza, i akuzuari nga Milaimi dhe Berisha, kam punuar në vitet 1991-1992 në Drejtorinë e Zbulimit Shqiptar, në sektorin e Kosovës duke dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës. Njerëzit që kanë punuar me mua, si në Shqiperi dhe në Kosovë në ato vite, e dinë.

Tani po kthehem te ngjarjet e këtyre ditëve, ku Sali Ram Berisha me çfarë flet, po më nxjerr që jam James Bondi shqiptar, që nuk paskam lënë gjë pa bërë.

Po sqaroj si Sali Berishën që për interesat e tij politike dhe personale është gati të shpifë mbi gjithçka dhe të shkojë edhe më tej shpifjes nëse mundet, ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes. Po ashtu, po sqaroj dhe gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptarët tanë të dashur kudo që janë dhe ky do të jetë reagimi im i fundit se:

Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-Drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Jorkun, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.

Pas këtij takimi, jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë. Nuk mund të them që Kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me kryeministrin Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij, me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.

Përsa i përket problemit që Sali Ram Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të Kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorikisht nuk është e vërtetë.

Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal”.




Skip to toolbar