Ahmetaj me ministren gjermane: Hapja formale e negociatave jep sinjal shumë të fortë për…

Më të fundit


Zëvendës kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj ka ndarë dy nga pikat kryesore që ka nënvizuar në takimin me ministren Gjermane per Europen dhe Klimen, Anna Luhrmann, e cila ndodhet në Tiranë këtë të martë, lidhur me integrimin evropian të Shqipërisë.

“Nuk lamë pa theksuar fort elementin e sigurisë, në bashkëpiunimin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të OKB.

Sa i përket integrimit, ndava rëndësinë në dy elementë të rëndësishëm të hapjes formale të negociatave.

Së pari sinjali për të rinjtë e Shqipërisë dhe Ballkanit. Hapja formale e negociatave jep sinjal shumë të fortë e të rëndësishëm për gjithë brezin e ri për garancinë e sigurinë e të ardhmes së tyre në BE.

E dyta vetë procesi i integrimit, negociatave, është reforma të thella sektoroale në cdo sektor të jetës së vendit.

Këto dy elementë e bëjnë duke përfshirë gjithë arsyet politike shoqërore ekonomike e bëjnë integrimin një proces strategjik për Shqipërinë”.

Sipas Ahmetajt, sot fryma dhe diskursi politik në Ballkanin Perëndimor është përbashkues dhe drejt një qëllimi, BE-së.

“Rinia që përfaqëson të ardhmen duhet të rritet e të edukohet me frymën e dialogut.
Procesi i Berlinit ka mbjellë një farë shumë pozitive në rinitë e Ballkanit Perëndimor, shumë kush e kanë parë që fryma në Ballkanin Perëndimor nuk ngjan fare më frymën separa 10 viteve ku diskursi politok ishte i ashpër jo miqësor dhe armiqësor jo pak, sot diskursi e debati është tek hapja, investimet, incentivat rajonale ekonomike, tregu i përbashkët, rruga drejt BE”.



Skip to toolbar