“Ai kishte lindur si gazetar”, Frrok Çupi në “Real Story”: Si e njoha Zamir Dulen

Më të fundit


TIRANË- Pak ditë më parë ndërroi jetë gazetari Zamir Dule, një nga personazhet e medias së pas viteve 1990, i cili u godit dhe u dhunua barbarisht nga regjimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Analisti i njohur Frrok Çupi, gjatë intervistës në “Real Story” tregoi se si e njohu gazetarin nga Korça, i cili sipas tij, kishte lindur për të bërë gazetarinë pasi posedonte një logjikë të mprehtë.


“Jam unë njeriu, që e kam marrë në punë pasi isha kryeredaktor i “Koha e Jonë”. Nuk është e vërtetë që ai ishte asocial dhe i ftohtë. Zamiri ishte meditues, shumë zhbirilues, fjalët që merrte nga bashkëbiseduesi i thithte menjëherë dhe i merrte atë që donte nga mënyra se si më dëgjoi dhe si foli, kur shpërndanim punët e ditës në mëngjes. Ai kishte lindur si gazetar. Ai pati korrektesën, Zamiri u rrit dhe u pasuruar në gazetari dhe në momentin kur e besoi lirinë, atij i iku dhe jeta”, tha ai. Pushteti i asaj kohe shtoi Çupi tregoi se ishte shumë më i dobët përballë “madhështisë” së gazetarit Zamir Dule.

“Ai dëshmoi se sa i vogël ishte shteti përballë Zamirit, ai e dëshmoi se ishte më i fuqishëm se shteti i Sali Berishës, pushteti i të cilit ishte shumë tiran”, tha Çupi./ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar