Aksident i dyfishtë në aksin rrugor Burrel-Klos, plagosen dy pasagjerët

AKTUALITET


Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së enjtes.

Dy automjete, tip “Fiat” dhe “Volkswagen”, janë përplasur në aksin rrugor Burrel-Klos.


Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al




Skip to toolbar