Aksident i dyfishtë në Rrugën e Kombit, plagoset një person

AKTUALITET


Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës pranë Urës së Zogut në Milot.

Gazetari i ABC News, Ahmet Zani raporton se dy autimjete janë përplasur në Rrugën e Kombit, teksa i plagosur ka mbetur një shtetas nga Kosova.


Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./abcnews.al




Skip to toolbar