Aksident i rëndë gjatë natës në Maliq/ Përplas për vdekje një këmbësor, shoqërohet drejtuesi i mjetit

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një automjet ka përplasur një person, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për këtë aksident të rëndë.

Maliq/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti.



Skip to toolbar