Aksident i rëndë në Malin e Zi, vdesin 4 persona, 3 prej tyre shqiptarë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Malin e Zi, ku 4 persona kanë humbur jetën, 3 prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit të Brezojevicës, kur dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar plotësisht.


Viktimat ishin një çift shqiptarësh nga Plava, fëmija e tyre dhe kameramani i RTV “Glas Plava”.

Sipas të dhënave nga mediat malazeze, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së hënës, teksa kameramani Mirza M, ishte duke xhiruar një autokolonë dasme.




Skip to toolbar