Aksident i rëndë në Verona, vdes 37 vjeçari shqiptar

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në zonën e Veronas ku si pasojë ka humbur jetën një 37 vjeçar shqiptar. Ai është identifikuar dhe quhet Ilir Filolli, banues në Preganziol i cili ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Mediat italiane shkruajnë se në aksident u përfshinë dy mjete të tonazhit të rëndë. Dy kamionë u përplasën, për arsye të panjohura, pak para mesnate, rreth orës 23:40.


Njëri nga shoferët ishte shqiptari Ilir Filolli i cili humbi jetën në vend. Ndërsa shoferi i kamionit tjetër është në spital në gjendje të stabilizuar.

Policia dyshon se shkak i mundshëm i aksidentit mund të jetë bërë mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë.




Skip to toolbar