Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Plepa-Shkozet.
Burime për ABC News raportojnë se një makinë ka përplasur një motor. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit.
Ndërkohë, në vendngjarja ka mbërritur ambulanca dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.