Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi rreth 60 vjeç ka ndodhur sot në në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës.

Një automjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç ka aksidentuar këmbësorin e paidentifikuar ende.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar