Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën pasagjeri 35-vjeçar

AKTUALITET


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur sot në rrugën “Kastriotët” ku për pasojë është përplasur makina me drejtues E.M. me automjetin me drejtes shtetasin M.D.


Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar