Aksident në Adriatik, anija e mallrave me flamur shqiptar godet peshkarexhën italiane

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në detin Adriatik mëngjesin e sotëm mes një anije mallrash me flamur shqiptar dhe një peshkarexhe italiane ”Futuro”.

Mediat italiane raportojën se, peshkarexha pas goditjes u mbyt teksa anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga anija që i goditi.


Kapiteni i peshkarexhës kishte dëme në kokë teksa tre të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Anija e peshkimit 22 metra e gjatë po lundronte në orën 7 të mëngjesit në Adriatik, 23 milje larg bregut të Cesenatico.




Skip to toolbar