Aksident në Rrugën e Arbrit/ Përplasen dy automjete, bllokohet qarkullimi

AKTUALITET


Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë baypasi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ka qenë një mjet tip furgon pasagjerësh me një automjet tjetër që janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dyja kahet e lëvizjes.


Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14.30 minuta.

Autoritetet rrugore janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Aktualisht, nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.




Skip to toolbar