Aksident në tunelin e Kalimashit/ Përplasen dy makina, dy pasagjerë dërgohen në spital

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit. Mësohet se janë përplasur dy makina. Si pasojë, dy pasagjerët që ndodheshin në makinën “Benez” janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Njoftimi i Policisë:

Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen është  përplasur me automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin.

Dy pasagjerët, shtetasit  që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit./abcnews.al




Skip to toolbar