Aksident tragjik në Vlorë, makina përplas biçikletat e çiftit të turistëve, vdes njëri prej tyre

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Vlorë-Fier në Bestrovë, ku një makinë ka përplasur, dy biçikleta.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka humbur jetën një turist francez dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.


Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën njëra nga turistet, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Burimet bëjnë me dije se turistët francezë kanë qenë burrë dhe grua, dhe kanë qenë duke eksploruar vendin tonë.




Skip to toolbar