Aksidenti me 8 të vdekur – Makina me klandestinë po i ikte policisë me mbi 200 km/h

AKTUALITET


Detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin Këlcyrë – Përmet, ku 7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.


Drejtuesi i mjetit, Sokol Ismeti ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz.

Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

Sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë.

Të 8 viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ka pasur vështirësi edhe në nxjerrjen e trupave.




Skip to toolbar