Aksidenti në Lezhë, shoferi francez ndërron jetë në spital, prangoset 23-vjeçari shqiptar

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë shtetasi francez që u plagos mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet viktima është Alain Peron, 65 vjeç.


Në aksident u përfshinë dy automjete. Policia e Lezhës njoftoi më herët se në kryqëzimin e Spitenit një shtetas francez nën drejtimin e mjetit ishte aksidentuar me një mjet tjetër me drejtues shtetasin shqiptar Samuel Çela 23 vjeçi cili u arrestua sot nga policia e Lezhës.

Arrestimi i 23 vjeçarit  u bë pasi dyshohet se mbrëmë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi Policisë

Lezhë/ Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:

S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar