Aksidenti në Shkodër- Malësi e Madhe, dy të vdekur

AKTUALITET



Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Malësi e Madhe.

Dy persona kanë humbur jetën nga aksidenti. Kanë humbur jetën dy të rinjtë Erglis Delaj dhe Sergjo Kukaj.


Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur tre automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat.