Aksidenti tragjik në Bullgari, flet pronari i kompanisë së autobusëve

AKTUALITET


Ka ardhur një reagim i parë nga pronari i kompanisë së autobusëve, që u përfshi në aksident mëngjesin e sotëm në Bullgari, e ku për fat të keq, ndërruan jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në prononcimin e tij për mediat, ai ka thënë se nuk e di se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë tragjedi, ndërsa thekson se ndodhet në vendngjarje që prej orës 3 pas mesnate.


“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai për mediat.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari.

Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.




Skip to toolbar