Aksidentoi për vdekje të miturën në Bulqizë, arrestohet drejtuesi i mjetit

AKTUALITET


Një ditë pas aksidentit tragjik në Bulqizë është arrestuar drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari N.H.

Ditën e djeshme, humbi jetën 10-vjeçarja Bertina Cami pasi u përplas nga automjeti. Dhe jo vetëm , e plagosur mbeti dhe 57-vjeçarja Shqipe Shyti, komshie me viktimën.


Ajo ndodhet në spital për mjekim, kurse 32-vjeçari tashmë ka rënë në pranga ndërsa Policia thotë se ishte i dehur dhe humbi kontrollin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me  datë 18.04.2021,  në hyrje  të qytetit të Ri – Bulqizë,  duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur,  ka  humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe.




Skip to toolbar