Tifozët e Gjeorgjisë nuk janë treguar aspak mikpritës para ndeshjes që do të luajnë sot me Shqipërinë.
Kështu në tokën e tyre, mbrëmjen e së dielës, kanë sulmuar një tifoz të Kombëtares “kuqezi”, për shkak të goditjeve të marra, tifozi ka përfunduar në spital dhe mund të thuhet se gjithë inati i tifozëve vendas sot është grumbulluar nga ndeshja e shtatorit në “Air Albania”.
Gjeorgjianët kanë kritikuar atmosferën ku ndër të tjera një pjesë e tifozëve vërshëllyen himnin e Gjeorgjisë. Ndërakq, kujtojmë se ndeshja e kësaj të hëne mes dy skuadrë në arenën “Mikheil Meskhi” të Tbilisit starton në orën 18:00 dhe në stadiumin gjeorgjian pritet të jenë rreth 500 tifozë shqiptarë në mbështejte të Kombëtares. /i.m /abcnews.al