Aktivitete për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, bllokohet “Myslym Shyri” gjatë fundjavës

AKTUALITET


Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të organizojë ne 10 shkurt një sërë aktivitetesh të ndryshme në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.


Plani i lëvizjes së automjeteve:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të organizimit të aktiviteteve me rastin e 104 vjetorit të Tiranës, në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e rrugës “Reshit Çollaku” me rrugën “Myslym Shyri”, nga data 09.02.2024 ora 21:00, deri në datën 11.02 2024 ora 03:00.

2. Qarkullimi i automjeteve, do të devijojë në rrugët “Vangjush Furxhi”, “Islam Alla”, “Hajdar Hidi”, “Shyqyri Bërxolli”.

3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.




Skip to toolbar