Akuza në parlament: Meta kishte dijeni mbi planin për të ekzekutuar Zef Bushatin

AKTUALITET


Një nga aleatët e Lulzim Bashës, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, që tashmë është deputet, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Metës, gjatë fjalës së tij të mbajtur të hënën në Kuvend.

“Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka përgjegjësi për thesarin e Kërrabës. Ilir Meta ka përgjegjësi për grabitjen e mandateve në 2001 me Dushkun e famshëm. Ilir Meta ka përgjegjësi sepse me datën 2 dhjetor 2001 ka pasur dijeni për një grup kriminal që ka ardhur të vrasë Zef Bushatin në Shëngjin, Lezhë.


Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka pasur ndikim në Nikël deri sa erdhën në Parlament deputetët të tjerë të opozitës. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse në vitin 2017 ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka çeduar me dy data zgjedhjesh dhe ka çorientuar të gjithë votuesit shqiptarë dhe ka tashmë të maturuar 85 përqind të shqiptarëve nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë.

Çfarë thotë presidenti apo gjeneral Gedafi. Unë nuk do doja kurrë që fatin e gjeneral Gedafit të Libisë ta kishte kryeministri ynë. Por ne duhet të mbledhim mendjen dhe të shohim se ç’bëmë me datën 30 për të cilën ne konservatorët e njohim datën e presidentit, por jo presidentin. Sepse ju duhet ta kishit shkarkuar atë pa ardhur tek kjo akoma. Ju duhet të thoni na falni ju shqiptarë që zgjodhëm Ilir Metën”, tha ai, raporton gazeta Tema.




Skip to toolbar