Akuzat e Bardhit ndaj Olsi Ramës/ Zheji: Si një bombë e luftës botërore që nuk plas, por bën zhurmë

Më të fundit


Vëllai i kryeministrit Olsi Rama ka kallëzuar penalisht këtë të martë kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin lidhur me deklaratat e këtij të fundit për përfshirje në dosjen “Xibraka”.

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se akuzat e Bardhit ishin si një bombë e luftës botërore që nuk plas, por vetëm bën zhurmë.


Ndër të tjera ai tha se nisma e marrë nga Bardhi nuk vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se doktori thjesht e ka mbështetur këtë nismë.

“Nuk mendoj se kjo nismë vjen nga doktori. Bëri një reagim nga zyra e shtëpisë së vetë duke mbështetur këtë nismë të Gazit, por aq. Fakti që nuk ka fakte të reja është si një bombë e luftës së dytë botërore që nuk plas por bën zhurmë. Olsi e bëri këtë i këshilluar nga vëllai i tij i madh, kryeministri Rama. E mori si rast për të fituar diçka nga kjo përbaltja. Po nuk pati një informacion të ri, vendimet e gjykatës pararendëse mbeten në fuqi. Në këtë rast Gaz Bardhi është kandidat për tu ndjekur për penalisht. Ajo bomba është hedhur nga brenda partisë, Gazi ka hedhur vetëm dorën. Ajo dora që ia ka dhenë Gazit për ta hedhur, o do hedhi ndonjë bombë më të madhe, ose do e shohim. Po të hedhësh një bombë me lajme të reja trembet njeriu, por ishte e skaduar.”, tha Zheji.




Skip to toolbar