“Akuzat e Bardhit, shpifje të rënda”, avokati: Shërbëtor i doktorit! Kërkon ta bindë që t’i japë Foltoren

Më të fundit


Avokati Idajet Beqiri tha se akuzat e demokratit Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë Edi Rama, janë shpifje të rënda.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, ai tha se Bardhi po tregohet qesharak dhe se akuzat për shpifje do i kthehen kundër.


“Është shpifje e rëndë që bëhet për shkak të detyrës. Edhe SPAK do e konsiderojë kallëzim të rremë. Bardhi bëhet qesharak dhe këta (opozita) tani kanë ngelur pa kokë, ose kokë është e krimbur aq rëndë sa nuk ka kush ti orientojë që të thotë ‘ e kemi bërë lesh e li PD’, e kemi ndarë në 50 pjesë.

Po bëhemi qesharakë’. Mirëpo atje nuk ka koka të ftohta që të dalë, nuk ka një senat që të thonë ‘qetësohuni se kemi shkruar në drejtim të paditur.

Do të konsiderohet një kallëzim penal inekzistent dhe kjo do të përdoret nga Olsi Rama në gjyqin që ka hapur nga Bardhit për shpifje dhe kallëzim i rremë. Kjo do i kthehet kundër Bardhit”, tha ai.

Sipas tij, Bardhi kërkon që të bindë ish-kryeministrin Sali Berisha që t’i japë foltoren dhe të jetë i pari në listën e deputetëve që do të garojë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Bardhi e bën këtë gjë për dy qëllime, do të bëhet i besueshëm te Berisha që meriton t’ia japë foltoren dhe të jetë i pari në listën e deputetëve që do të garojë për zgjedhjet 2025.

Kjo i dhemb më shumë Bardhit, pasi ai e ka pranuar edhe vetë që krijoi një organizatë terroriste siç ishte ajo e ruajtjes së votave, kur ndërkohë i ruan shteti. Me këtë organizatë terroriste ai edhe vrau. Kërkon një lloj alibie, mbrojtje, por e para është që kërkonte bëhet i besueshëm te Berisha.

Po i shërben Berishës, por çështja është sa i besueshëm bëhet për shqiptarët. Atë që kërdisi më shumë Berisha ishte Bardhi dhe ky i fundit ca nuk ka tha për doktorin. Tani pa pikë turpi shkon i lëpihet Berishës për një vend deputeti. Kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me opozitën dhe moralin e shqiptarit”, tha avokati.




Skip to toolbar