Akuzat e Gazmend Bardhit ndaj Olsi Ramës/ Zheji: Kryeministri kërkon revansh, do të bëjë kundërsulm politik

Më të fundit


Analisti Artur Zheji thotë se kryeministri Edi Rama ka “zbritur” në fushë, pasi Gazment Bardhi akuzoi të vëllanë, Olsi Rama në lidhje me “Xibrakën”.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se kreu i qeverisë këkon të kryejë kundërsulm politik, duke ditur se nuk ka asgjë të re në akuzat e Bardhit.


Artur Zheji: Në këtë rast, mendoj që Rama nuk ka kazuz për të bërë politikë kombëtare. E ka shmangur. Unë mendoj që po kthehet edhe kryeministri edhe kryetari i partisë. Pra, kryeministri, duke qenë se është krejtësisht i qetë, që nuk ka elementë të rinj dhe nuk ka absolutisht asgjë në lidhje me këtë rastin e Xibrakës për Olsi Ramën, do të rikthehet në revansh për të bërë kundërsulm politik. Nga ana tjetër, pranon sfidën që ata që hedhin bombën e skaduar, tani duhet të nxjerrin një shpatë më të madhe, sepse për të m brojtur dinjitetin e Olsi Ramës, por edhe unitetin e Partisë Socialiste, duekt se zbret në fushë Edi Rama. Është pak si e ekriptuar, por deri këtu mund te shkojë.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Edi Rama nuk ka ndërmend të kthehet në politikën e brendshme, por të merret me politikën e jashtme.

Skënder Minxhozi: Rama nuk ka ndërmend të kthehet fare në politikën e brendshme. Është mirë atje ku është, nuk ka pasur ngjarje. Unë mendoj që angazhimi i Ramës për të neglizhuar sa më shumë çështjet e brendshme, në kushtet kur ai ndihet komod, si në shifra, si në raportet që ka me opozitën, më së shumti merret prapë me rajonin, Evropën. Por momentin nuk ka gjë për t’u marrë. Rama edhe në këtë rast, i ka deleguar Olsi Ramën, Gazment Bardhit. Rama mundohet t’i qëndrojë ngjarjeve në distancë. Ndodhemi në një moment kur ngjarja e Gazment Bardhit duket çudi, por nuk duket e tillë. Do përpiqen të fitojnë sa më shumë ata që janë në opozitë, për t’i dhënë votuesve të tyre, një kauzë, për të vazhduar sa të munden.




Skip to toolbar