Analisti Martin Leka thotë se SPAK po lufton pandëshkueshmërinë e politikanëve në nivel të lartë.
Në një intervistë për “Newsline”, Leka u shpreh se akuzat e reja ndaj ish presidentit Ilir Meta, rëndojnë pozitën e tij ligjore.
Leka shtoi se presioni i PD ndaj SPAK, bëhet për të mbrojtur Sali Berishën.“Në opinionin e ftohtë, seancat gjyqësore për politikanët, i kuptoj si një sukses të SPAK, në luftën për të luftuar pandëshkueshmërinë e politikanëve. Në opinionin personal, përderisa këto janë indicie, nëse ka prova, është hije e madhe dyshimi për një figurë qendrore si zoti Meta, por i mbetet drejtësisë deri në fund. Përderisa nuk është i dënuar nga një gjykatë, prezumohet i pafajshëm.
Por akuzat që ngrihen, e rëndojnë situatën ligjore të ish presidentit. Kjo është për të ardhur keq. E gjithë lufta dhe PD i bëjnë SPAK, tregon që i gjithë fokusi i PD, është i përqëndruar në mbrojtjen e liderit të saj, Sali Berisha. Unë mendoj që e gjithë kjo, opozita u fut në kurth, qoftë edhe nga vetë opozita, apo levat e saj në KQZ, përfaqësuesit e PS. Fakti që u la dorë e lirë, mendoj se ishte kurth i zgjuar i PS, në dëm të PD. Rezultati është thjesht në kufijtë e gabimieve normale dhe njerëzore. Nuk ka shans të ndryshojë rezultati”, theksoi ai.