Akuzat për Portin e Durrësit, Rama i përgjigjet opozitës

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën sa i takon akuzave të kësaj të fundit për projektin për portin e ri të Durrësit. Përmes një reagimi në Twitter Rama thekson se akuzat haluçinante ndaj një kompanie të huaj, është tallja e radhës ndaj shqiptarëve.

“Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…


Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!”, shkuran Rama.




Skip to toolbar