Akuzohet për të paktën 14 episode korruptive, burg ish-inspektorit te ATP

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), Ilir Kapetani i arrestuar për korrupsion.

Kapetani doli këtë të mërkurë përpara Gjykatës, ku mohoi akuzat, ndërkohë që nga ana tjetër SPAK pretendon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu marrë shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet.


Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën “arrest shtëpie” dhe 6 të tjerë me detyrim për t;u paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.




Skip to toolbar