Albana Fico: Jemi në moment delikat, të ndërgjegjësohemi dhe të respektojmë masat ndaj Covid-19

AKTUALITET


Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, në një lidhje live në “Skype” në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment shumë delikat, për shkak të koronavirusit.

Fico theksoi se duhet që nga të gjithë të kihet më shumë kujdes, duke shtuar se duhet të respektohen masat ndaj Covid-19.


“Ka një dyndje të jashtëzakonshme. Numrat kanë ndryshuar dhe kjo është diçka shqetësuese. Jemi në një moment delikat, por mund të ndërhyhet për të marrë masat e reja. janë shtuar virozat respiratore, është tjetër rrezik që duhet mbajtur në konsideratë.

Kemi kronikë të një ngjarje të paralajmëruar, për bizneset, qendrat tregtare, por në raste edhe qytetarët, i dhanë lirinë vetes, për të ardhur ku jemi. Situata ka ardhur në numra të konsiderueshëm. Duhet të kemi më shumë kujdes, të respektojmë masat ndaj koronavirusit”, tha Fico.




Skip to toolbar