Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT/ Dyshohet për zjarrin që përfshiu urgjencën

AKTUALITET


Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, e cila e mbante këtë post nga dhjetori i 2021.

Shkak dyshohet të jetë bërë zjarri që ra në QUT në 11 shkurt, ku ekspertët e zjarrfikësit dolën në përfundimin se zjarri nisi nga dhoma ku hidheshin bateritë e emergjencës.


Kujtojmë që Fico u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e Albana Ficos, duke u zgjedhur në krye të QSUT.




Skip to toolbar