Albin Kurti: Perëndimi nuk po më trajton njësoj siç trajtojnë Vuçiçin

KOSOVA


Kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili ka mbërritur në Austri për një vizitë, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur austriake ‘Der Standard’.

Në këtë intervistë, Kurti thotë se Perëndimi nuk po e trajton siç trajton presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.


“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë- dhe nga ana tjetër ekziston naiviteti i të menduarit se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti.

Prandaj, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta ndaj Vuçiçit, por pritshmëri të larta afatmesme nga ana tjetër. Prandaj, çfarëdo gjëje pozitive që bën Vuçiçi, fryhet,” tha Kurti.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me fuqitë perëndimore, ai tha se ato janë shumë të mira.

“Bashkëpunoj ngushtë me SHBA, Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, BE-në dhe NATO-n. Ne kemi simpati dhe bashkëpunim shumë të madh me administratën aktuale amerikane sesa më atë të mëparshme.

Por që nga fundi i shtatorit 2021, kur MiG-29 u ngritën në kufirin tonë dhe trupat serbe u vendosën aty, situata ka ndryshuar. Mund të debatoj me Serbinë, por kur ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, vjen me MiG-29, kjo është diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të shihja më shumë ushtarë të NATO-s këtu në Kosovë”, tha ai.




Skip to toolbar