Aleatit i Putinit reagon pas vizitës së tre liderërve të BE

BOTA


Dmitry Medvedev, një nga aleatët më të afërt të Vladimir Putinit dhe ish-president, ka deklaruar se vizita e lidërve europianë në Kiev është e pakuptimtë, sipas skynews.

Ai ka kritikuar vizitën e Emmanuel Macron, Mario Draghi dhe Olaf Scholz, duke thënë se diçka e tillë nuk do të sjellë paqen në Ukrainë.


“Adhuruesit europianë të bretkosave, mëlçisë dhe spagetit kanë shumë dëshirë të vizitojnë Kievin. Por pa asnjë dobi. Pavarësisht mbështetjes së tyre për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe furnizimit me armë,  kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes. Ora po troket”.

Rikujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën ditën e sotme në Kiev. Tre liderët europianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit.

Mediat e duaja publikuan pamjet, teksa ata ishin sëbashku në një tren. Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.




Skip to toolbar