Alibeaj për ligjin e lustracionit: Ata që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të pezullohen për 15 vite nga…

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se ligji i lustracionit ka marrë si model vetingun e magjistratëve, për të pezulluar për 15 vite nga funksionet publike, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Komentet Alibeaj i bëri në një tryezë të mbledhur për ligjin e lustracionit, ku shtoi se ky ligj duhet të pranohet nga e gjithë shoqëria shqiptare dhe të jetë i zbatueshëm.


“Është një nga direktivat e Strasburgut. Ne kemi vendosur që duhet të ketë një pezullim për 15 vite që të mos jenë të angazhuar apo militues në shtetin shqiptar ata që kanë qenë punonjës të ish-sigurimit. Kemi marrë si model atë se çfarë është afati i ndalimit në rastin e vetingut të magjistratëve. Këto janë risitë e këtij ligji. Janë të gjithë argumentat që duhen plotësuar.

Duhet të jetë një projektligj që do të pranohet nga gjithë shoqëria shqiptare. Ky ligj e ka brenda edhe skepticizmin. Medohet mos është ky ligj me një përdorim politik të momentit dhe pastaj harrohet si gjithë të tjerët? Ne jemi sy e veshë për të pasuruar dhe pranuar çdo propozim që të jetë i arsyeshëm dhe që ligji të jetë funksional”, është shprehur Alibeaj.




Skip to toolbar