Alitalia në grevë: Anulohen 200 fluturime

AKTUALITET


Pilotët e kompanisë së fluturimeve Alitalia janë futur në një grevë 24 orëshe, çka ka sjellë anulimin e 200 fluturimeve duke shkaktuar kaos.

Greva e pilotëve vjen për shkak të situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet kjo kompani, veçanërisht me afrimin e datës 15 tetor që është afati për paraqitjen e një oferte detyruese të marrjes së saj nga një konsorcium investitorësh.


Alitalia anuloi të mërkurën 35% të 520 fluturimeve të planifikuara gjatë orarit të grevës. Ndërkohë që fluturimet ishin të garantuara përgjatë orarit të mëngjesit dhe të mbrëmjes, ndërsa të tjerat u anuluan.

Kompania ka njoftuar se do të anulojë të paktën 8 fluturime gjatë të enjtes më 10 tetor.




Skip to toolbar