Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në
Shkodër ku kanë bllokuar 8 kamionë të ngarkuar me dru të prerë në mënyrë të
paligjshme. Operacioni “Alpet”, i cili ka nisur që prej fillimit të
muajit shtator është përmbyllur me bllokimin e 8 kamionëve dhe janë proceduar
penalisht 4 persona ndërsa 5 punonjës të ISHMPUT-së në Bashkinë e Shkodrës dhe
Malësisë së Madhe janë proceduar për shpërdorim detyre.
Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar
200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.
Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori
masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1
000 000 lekë për secilin person.
Policia njofton se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.