“Alvin do të të vras”/ Kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trump

BOTA


Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po hetojnë në lidhje me një kërcënim me vdekje dërguar Prokurorit të Distriktit të Manhatanit, Alvin Bragg, pasi iu dërgua një zarf me pluhur të bardhë.

Bragg, i cili po heton ish-presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh që pretendohet se ia dha aktores dhe regjisores së filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.


Bragg ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump, i cili është sinjalizuar mund të përballet me akuza penale për pagesën e parave të heshtura për aktoren Daniels.




Skip to toolbar