Ambasada Amerikane mesazh para protestës: Shmangni grumbullimet, mund të ketë dhunë

AKTUALITET


Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e dielë në mbrëmje. Përmes një deklarate, Ambasada i bën thirrje shtetasve të saj që të shmangin grumbullimet, pasi në protestat e kaluara ka pasur dhunë.

Ambasada këshillon që të shmangen vende të tilla si sheshi pranë kryeministrisë, sheshi para parlamentit dhe ndërtesat e tjera qeveritare.


“Një demonstratë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të mbrëmjes. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur  ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes këshillohen  të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku zhvillohet protesta”, njofton ambasada amerikane.




Skip to toolbar