Ambasada amerikane zbardh takimin e Blinken me krerët e drejtësisë

AKTUALITET


Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati të enjten, me drejtues të drejtësisë, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi.


Blinken u ka thënë drejtuesve të drejtësisë, mes të tjerash, se është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”, shkruan ambasada në Facebook.




Skip to toolbar