Ambasadorët: E ardhmja varet nga “Drejtësia”

AKTUALITET


Ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE njëzëri nxitën dhe mbështetën magjistratët e rinj duke theksuar se ata janë shpresa për bërë drejtësi në Shqipëri. Në aktivitetin e zhvilluar me rastin e diplomimit të magjistratëve të rinj ambasadorët kryesorë në Tiranë vunë theksin tek reforma në drejtësi duke thënë se zbatimi i saj është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ata thanë se magjistratët e rinj do të kenë një përgjegjësi të madhe se duhet të mbajnë sytë hapur për të luftuar korrupsionin dhe padrejtësinë. Ata thanë se diplomimi i tyre vjen pikërisht në një moment kur po ngrihen institucionet e reja të Drejtësisë siç janë SPAK dhe BKH dhe se roli i tyre do të jetë i rëndësishëm.

Konkretisht e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones u bëri thirrje magjistratëve të rinj që t’i mbajnë sytë hapur në luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se ata do të bëhen pjesë e diçkaje shumë të madhe në Shqipëri, ndërsa shprehur dhe njëherë mbështetjen e SHBA përsa i përket transformimit të sistemit të drejtësisë në vend.


“SHBA e mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vite më parë një grup i lartë zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve ku u përpoqën të japin leksionet e tyre lidhur me drejtësinë në vende të ndryshme të botës. Ju mund të jeni pjesë e dickaje më të madhe se vetja juaj, mund të zgjidhni për t’i dhënë progres reformës në drejtësi për të ecur përpara dhe ju jeni kryesorë. Përpjekjet tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.

Do të merrni vendime për një sistem drejtësie transparent për të luftuar korrupsionin. Ju do të flisni për sistemin e ri të drejtësisë, do të respektohet çdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme. Duhet t’i mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë diçka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e diçkaje të madhe” tha zyrtarja e lartë e SHBA.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se magjistratët e rinj kanë një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla.

“Gjykatësit janë si doktorët që mund t’u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve”, tha Soreca.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt tha se

gjyqtarët dhe prokurorët e rinj po diplomohen në momentet kur pritet që të ngrihen edhe institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH. Ai theksoi se e ardhmja e vendit varet nga zbatimi i reformës në drejtësi.

“Së shpejti do të formohen institucionet e reja të drejtësisë. E ardhmja e vendit varet nga zbatimi i reformës në drejtësi. Duhen luftuar defektet aktuale të sistemit të drejtësisë. Ju inkurajoj që të investoni në sistemin e drejtësisë. Pritjet janë të mëdha, të gjithë kanë besim te ju.

Çdo vit dalin prokurorë dhe gjykatës të rinj, kemi bërë trajnime për profesionistët e drejtësisë. Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë edhe më tej. Kemi qenë partner të kësaj shkolle, kemi dhënë mbështetjen tonë për trajnimet”, tha ai.




Skip to toolbar