Ambasadorët e vendeve të BE dy orë në Kryeministri, ja çfarë u diskutua në takimin me Ramën

AKTUALITET


Ka zgjatur për rreth dy orë takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të vendosur në Tiranë.

Takimi ka përfunduar rreth orës 13:00. Në takim janë diskutuar të gjitha çështjet të cilat ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Edhe pse zyrtarisht si shefi i qeverisë, ashtu edhe selitë diplomatike nuk kanë dhënë informacion për këtë takim që ka zgjatur rreth dy orë. Të pranishme në takim ishin edhe ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Takimi i ambasadorëve me Ramën vjen vetëm disa ditë pas dorëzimit të progres raportit të KE për Shqipërinë, ndërkohë që ende nuk ka detaje nga ky takim.



Skip to toolbar