Ambasadori britanik apel shqiptarëve: Mos udhëtoni ilegalisht drejt Britainsë, ka alternativa të ligjshme

AKTUALITET


Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith ka përsëritur apelin drejtuar shqiptarëve për të mos udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.

Në një video-mesazh me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, King-Smith tha se shqiptarët dhet të gjejnë rrugë të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.


“Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Të dy qeveritë tona po punojnë bashkarisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin”, tha Ambasadori britanik Alastair King-Smith.




Skip to toolbar