Ambasadori i luftës/ Ernal Filo, në misionin në Kiev. Vlerësohet dhe nga opozita

AKTUALITET


Për herë të parë Shqipëria do të të hap një seli diplomatike në Ukrainën, që prej 24 shtatorit të 2022 ndodhet nën sulmin ushtarak rus.

Diplomati Ernal Filo është kandidati për Kiev, që këtë të mërkurë pati dëgjesën në Komisionin e Politikës së Jashtme.


“Hapja e ambsadës tregon se vendi ynë po i jep rëndësinë e duhur vendeve dhe rajoneve që sot janë në qendër të fokusit diplomatik ndërkombëtar dhe që përbëjnë një çështje sa kritike, aq edhe sfiduese për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”.

Në Ukrainë, në rajonin e Zaporizhias jeton një komunitet shqiptarësh, që tashmë do të kenë një seli ku do të mund të trokasin për shqetësimet e tyre.

Pavarsisht kushteve atje kandidati për ambasadorë do të ketë në vëmendje edhe njohjen nga Ukraina të Kosovës.

Kandidatura e Ernal Filos pret të marrë tashmë dekretimin nga Presidenti. Pro tij u bashkuan dhe vlerësimet e opozitarëve në Komision.




Skip to toolbar