Ambasadori Smith: Sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë

Më të fundit


Ambasadori britanik Alastair King Smith nga Elbasani ka komentuar edhe zgjedhjet e 14 majit, ku tha se kandidatët të jenë larg krimit dhe larg korrupsionit.

Ai e bëri të qartë se do ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion.


Nga ana tjetër, Smith tha se të gjithë emigrantët ilegal do të kthehen pas se Shqipëria ështe vend i sigurt.

Smith: Gjatë këtij viti do të ketë aksione të mëtejshme. Gjatë  vitit 2023  do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë  shqiptarë.  Do të ketë të tjerë non grata për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Do të marrim aksione kundër trafikantëve. Ne do të vijojmë që të investojmë për arsimin dhe universitetet.

Kandidatët në zgjedhjet vendore  të jenë larg korrupsionit dhe krimit . Dhe mos ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore. Neser do të kemi vizitën në  Tiranë të Dërguarit të Posaçëm për BP. Në fund du atë flas për emigraciinon. Jmei të shqetësur spese shumë të rinj po largohen nga Shqipëria në  mënhtyrë të paligjshme, Mesazhi ynë është që mos shkoni nëkëtë mnyrë atje, e vërteta është se  nuk është ashtu siç tregohet nga trafikantët.

E rëndësishme është që të zbatojmë marrveshjen e përbashkët mes dy vendeve. Në bazë të kësaj marrëveshje, Shqipëria shihet si një vend i sigurt dhe ata që ikin ilegalisht, do të kthehen. Përvecse do të marrim aksione kundët trafikantëve, do të sigurohemi që personat që ikin në mënyrë të paligjshme të mos e bëjnë. Qeveria britanike e njeh dhe e vlerësonn  shumë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Ne do të marrim masa ndaj personave të përfshirë në kriminalitet.




Skip to toolbar