Ambasadori spanjoll: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë

Më të fundit



Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit të marrë vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.


Së dyti, theksoi ambasadori spanjoll për ATSH-në, “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit merr vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ky është qëndrimi i Spanjës”.

Ambasadori i Spanjës u shpreh për ATSH se, mbështetja për Shqipërinë nga ana e Spanjës u konfirmua në takimin që kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi zhvilloi me Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane, Juan González-Barba.

“Kur kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi vizitoi Spanjën në fillim të qershorit, ai takoi disa zyrtarë dhe mes tyre edhe Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane. Pas takimit Sekretari ynë për Çështjet Europiane dha një deklaratë publike përmes Twitterit, ku tha se Spanja e mbështet plotësisht rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe shpreson dhe uron që në qershor të merret vendimi në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të mbahet Konferenca e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë”, theksoi për ATSH-në, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.